Britani e Madhe, një avion mjekësor u rrëzua në aeroportin Southend të Londrës!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një avion i vogël u rrëzua në Aeroportin e Londrës Southend. Policia e Essex-it dha lajmin, duke shpjeguar se dje u njoftuan për një aksident ajror në aeroportin që ndodhet rreth 72 kilometra në lindje të kryeqytetit britanik.

Imazhet e postuara në mediat sociale tregojnë një re zjarri dhe tymi të zi që vinte nga vendi i rrëzimit. Sipas Daily Mail-ut, mjeti fluturues ishte një avion transporti mjekësor.

Ne punuam me të gjitha shërbimet e emergjencës në vendngjarje dhe kjo punë vazhdoi për disa orë, deklaroi policia.

Avioni ishte drejtuar për në Lelystad të Holandës e më herët kishte fluturuar nga Pula e Kroacisë, për në Southend.

Mjeti i operuar nga Zeusch Aviation, ishte i pajisur me sisteme mjekësore për transportin e pacientëve. Kompania holandeze është e specializuar në shërbimet e evakuimit mjekësor dhe fluturimet e transplantimit. Po ashtu operon me fluturime private çarter.

Share This Article