Britani e Madhe – personat me dy dozat e vaksinës s’kanë nevojë të vetizolohen

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari i Shëndetësisë në Britaninë e Madhe, Sajid Javid, ka njoftuar se, ata që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës, ose nëse janë nën moshën 18 vjeç dhe kanë pasur kontakt me persona që kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, nuk do të duhet të vetizolohen.

Ky rregull do të hyjë në fuqi nga 16 gushti. “Të rriturit do të duhet të kenë bërë vaksinimin e tyre të dytë, të paktën 10 ditë më para”, tha sekretari shëndetësor para deputetëve.

Njoftimi erdhi një ditë pasi Boris Johnson njoftoi lëvizjen e pritur drejt hapjes pothuajse të plotë në Angli, duke filluar nga 19 korriku. Kjo përfshin përfundimin e përdorimit të detyrueshëm të maskës dhe distancimit social dhe çdo kufizim në industrinë e shërbimit dhe argëtimit.

Të martën, Gavin Williamson, sekretari i Arsimit, pritet të njoftojë ndryshimet në rregullat e vetizolimit për nxënësit e shkollës.

Në intervistat për mediat më herët gjatë ditës, Javid tha se hapja e vendit mund të rezultojë në ngritjen e numrit të infeksioneve me COVID, që do ta fuste vendin në një “territor të paeksploruar”.

Share This Article