Britani e Madhe, vaksinimi ul 96 përqind vdekshmërinë tek personat mbi 50 vjeç

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Nurse May Parsons prepares 90 year old Margaret Keenan, the first patient in the UK to receive the Pfizer-BioNTech COVID-19 vaccine, at University Hospital, Coventry, England, Tuesday Dec. 8, 2020. The United Kingdom, one of the countries hardest hit by the coronavirus, is beginning its vaccination campaign, a key step toward eventually ending the pandemic. (Jacob King/Pool via AP)

Vdekshmëria nga COVID-19 tek personat mbi 50 vjeç në Britani të Madhe, po vazhdon të bie, përgjatë fushatës së vaksinimit e cila ka arritur në 54,4 milionë doza të administruara.

Kjo vjen pasi më shumë se 90 për qind e kësaj grupmoshe është vaksinuar me dozën e parë. Instituti britanik i statistikave e ka konfirmuar këtë prej llogaritjeve javore, sipas rasteve të regjistruara në Angli dhe Uells më 23 prill për moshën mbi 50 vjeç, njofton Klan Kosova.

Llogaritjet treguan se vdekjet ishin 96 përqind më të ulëta se kulmi i përhapjes maksimale të variantit agresiv anglez të virusit në janar.

Në dy muajt e fundit, numri i përgjithshëm i vdekjeve nga ndonjë shkak tjetër është kthyer nën mesataren shumëvjeçare.

Share This Article