Britani, fenomeni “Bisha nga Lindja” pasohet nga një tjetër stuhi

albnews
By
1 Min Read

“Ngrin Britania”.

Përveç Bishës nga Lindja siç është emërtuar i ftohti ekstrem që ka prekur një pjesë të Europës, ishulli është goditur edhe nga një stuhi.

Mediat në Londër raportuan për erëra që shkojnë deri në 90 km/orë, ndërsa temperaturat kanë shkuar minus 16 gradë celcius.

Spitalet kanë shpallur gjendjen e emergjencës për shkak të të ftohtit, ndërsa të pastrehët janë vendosur përkohësisht nëpër trena të modifikuar si dhoma fjetjeje.

Share This Article