Britani, fitoi 130 milionë euro në lotari

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një person në Britani të Madhe e ka fituar jackpot-in në lotarinë “EuroMillions” me shumë prej hiç më pak se 109.9 milionë funtash ose rreth 130 milionë eurosh.

Numrat në tiketën fituese ishin: 3, 25, 38, 43 dhe 49, ndërsa numrat e të ashquajturit “yll me fat” ishin 3 dhe 7, shkruan BBC,.

Kompania e lotarive, “Camelo”, u ka bërë thirrje njerëzve që kanë luajtur që t’i kontrollojnë tiketat e tyre për të parë nëse e kanë fituar shumën marramendëse.

Ndonëse është shifër e lartë, kjo nuk është as njëra ndër pesë shumat më të mëdha të fituara ndonjëherë në Birtani. Rekordi ishte shënuar në tetor të vitit 2019, kur dikush fitoi 170 milionë funte ose rreth 201 milionë euro.

Fituesi i fundit ka afat 180 ditë që të paraqitet për ta marrë shumën e parave. Shorti në lotarinë “EuroMillions” tërhiqet dy herë në javë. Kjo lotari luhet në nëntë shtete evropiane.

Share This Article