Britani/ Grupi mediatik Sky do të shkurtojë 2000 vende pune

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Grupi britanik i medias Sky njoftoi sot se është duke shqyrtuar mundësinë e shkurtimit të rreth 2000 vendeve të punës dhe mbylljen e tre prej dhjetë qendrave të shërbimit ndaj klientëve që ka në Mbretërinë e Bashkuar, si pjesë e një plani ristrukturimi.

“Ne do të ristrukturojmë kompaninë tonë për të ofruar një shërbim më të shpejtë, më të thjeshtë dhe më dixhital ndaj klientëve,” thuhet në njoftim.

Këto 2000 vende pune përfaqësojnë 7% të totalit të punonjësve të grupit, i cili është i specializuar në prodhimin dhe transmetimin e programeve televizive.

Sky është në pronësi të grupit amerikan Comcast dhe ka 24 milionë klientë në gjashtë shtete evropiane, përfshirë Britaninë, Gjermaninë dhe Italinë.

Kompania merr çdo vit 25 milionë telefonata nga klientët e saj evropianë, por ky numër pritet të bjerë në vitet në vijim, sipas Sky News, që i përket grupit.

Share This Article