Britani: Hajdutët vjedhin qindra artefakte nga Muzeu i Bristolit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Më shumë se 600 artefakte “me vlerë të konsiderueshme kulturore” janë vjedhur nga arkivi i Muzeut të Bristolit.

Siç raporton BBC-ja, vjedhja ndodhi në orët e pata të 25 shtatorit në Cumberland, teksa rasti tani është bërë publik nga forcat e rendit.

Sende nga koleksioni i Perandorisë Britanike dhe Komonuelthit i muzeut u vodhën dhe detektivët tani po përpiqen të gjurmojnë katër burra të kapur në zonë nga kamerat e sigurisë.

“Vjedhja e shumë sendeve që mbartin një vlerë të rëndësishme kulturore është një humbje e konsiderueshme për qytetin”, tha detektivi Kon Dan Burgan.

“Këto sende, shumë prej të cilave ishin donacione, përbëjnë pjesë të një koleksioni që ofron një pasqyrë të një pjese shumështresore të historisë britanike dhe ne shpresojmë që qytetarët të na ndihmojnë t’i sjellim përgjegjësit para drejtësisë”, shtoi ai.

Hajdutët përshkruhen si “të bardhë” dhe të gjithë mbanin veshur xhaketa dhe kapele bejsbolli.

Policia është e gatshme të flasë me këdo që i njeh të dyshuarit, ose që mund të ketë parë sende të vjedhura, duke u shitur në Internet.

Share This Article