Aksioni pasoi vendimin e kryetarit të Bashkisë së Londrës, Sadiq Khan për të rishikuar monumentet e Londrës “me qëllim të pasqyrimit të diversitetit të qytetit”
Statuja e një tregtari britanik të skllevërve nga shekulli i 18-të, Robert Milligan u hoq para Muzeut Docklands të Londrës të martën pasdite, menjëherë pas një deklarate nga pronarët e saj, raporton Anadolu Agency (AA).
Ky veprim erdhi pasi reagimit ndaj statujave të individëve të tillë që kishin qenë të përfshirë në tregtinë ose pronësimin e skllevërve, e cila ka vazhduar të rritet paralelisht me protestat e “Jeta e njerëzve me ngjyrë ka vlerë” (Black Lives Matter) të shkaktuar nga vrasja e George Floyd në SHBA.
“Canal and River Trust” thanë më herët se po punojnë drejt heqjes së statujës “sa më shpejtë të jetë e mundur”.
Aksioni pasoi vendimin e kryetarit të Bashkisë së Londrës, Sadiq Khan për të rishikuar monumentet e Londrës “me qëllim të pasqyrimit të diversitetit të qytetit”.
Këshilltari i Tower Hamlets, Ehtasham Haque kohën e fundit ngriti një peticion në internet për heqjen e statujës dhe mori më shumë se 1.000 nënshkrime brenda 24 orëve të para.
Duke folur për AA derisa statuja po rrëzohej, Haque tha se ai ishte “lehtësuar”.
Ai tha se heqja e statujës ishte “kontributi ynë në fushatën për drejtësi ndaj vëllait tonë George Floyd. Ne kemi hequr statujën e skllavëruesit, Robert Milligan, i cili dikur zotëronte 526 skllevër kur vdiq në vitin 1809”.
Haque tha se statuja ishte akoma aty, sikur t’u thoshte njerëzve “duhet të mësoni historinë nga kjo”, duke shtuar se kjo ishte ngritur për “të lavdëruar këtë person”.
“Pra, ajo nuk ka asnjë rëndësi për shoqërinë e civilizuar të shekullit 21”. Ai tha se ishte i kënaqur kur pa që statuja ishte hequr në mënyrë paqësore.
- Kryetari i Bashkisë në aksion kundër simboleve të ngjashme
Khan të martën tha se komisioni i sapoformuar mund të rekomandojë heqjen e disa statujave në kryeqytet.
“Është një e vërtetë e hidhur se kombi dhe qyteti ynë i kanë borxh një pjese të madhe pasurisë së saj në rolin e tregtisë me skllevër dhe ndërsa kjo reflektohet në fushën tonë publike, kontributi i shumë komuniteteve tona në jetën e kryeqytetit tonë është injoruar me dashje. Kjo nuk mund të vazhdojë”, tha ai.
“Ne duhet të sigurohemi që të shënojmë arritjet dhe larminë e të gjithëve në qytetin tonë dhe që të përkujtojmë ata që e kanë bërë Londrën atë që është, e cila parashtron pyetjen se cilat trashëgimi janë duke u madhëruar”, tha Khan.
“Protestat ‘Jeta e njerëzve me ngjyrë ka vlerë’ me të drejtë e kanë sjellë këtë në vëmendjen e publikut, por është e rëndësishme që të bëjmë hapat e duhur për të punuar së bashku për të sjellë ndryshime dhe për të siguruar që të gjithë mund të jemi krenarë për peizazhin tonë publik”, tha ai.
Komisioni për Diversitet në Publikun Mbretëror do të rishikojë muralet, artin e rrugës, emrat e rrugëve, statujat dhe memoriale të tjera dhe do të konsiderojë cilat trashëgimi duhet të madhërohen para se të bëhen rekomandime.
Disa protestues në Londër kanë rrëzuar mbishkrimet në një statujë të Sir Winston Churchill në sheshin e Parlamentit gjatë fundjavës.
Kryeministri britanik, Boris Johnson dënoi veprimet ndaj statujave dhe përmendoreve, përfshirë Cenotaph në Sallën e Bardhë, duke i përshkruar ato si “banditizëm” nga një pakicë që dëmtoi protestat “Jeta e njerëzve me ngjyrë ka vlerë”.
Sekretari i Brendshëm, Priti Patel tha se rrëzimi i një statuje të tregtarit të skllevërve Edward Colston në Bristol të dielën ishte “tërësisht i turpshëm” dhe “minon” protestat kundër racizmit dhe urdhëroi një hetim mbi incidentin.
- Tregtia e skllevërve në Britani
Tregtimi i skllevërve në Britani ishte një praktikë e zakonshme midis fisnikëve dhe tregtarëve të ndryshëm midis shekujve 16 dhe 19 dhe shumë statuja në Londër mund të lidhen me tregtinë e skllevërve.
Qindra mijëra njerëz me ngjyrë u blenë dhe u shitën në tregjet e skllevërve në të gjithë vendin dhe në kolonitë e tij.
Portugalia dhe Britania ishin dy vendet më të “suksesshme” të tregtimit të skllevërve, që përbënin rreth 70 për qind të të gjithë afrikanëve të transportuar në Amerikë, sipas arkivave kombëtare.
Britania dominonte midis viteve 1640 dhe 1807, kur në Britani u shfuqizua tregtia e skllevërve.
Vlerësohet se Britania transportoi 3.1 milionë afrikanë në kolonitë britanike në Karaibe, Amerikën Veriore, Amerikën Jugore dhe në vendet tjera ndërsa afërsisht 400 mijë prej tyre kurrë nuk e përfunduan udhëtimin për shkak të faktorëve të tillë si dehidratimi, sëmundja, kushtet çnjerëzore dhe mbipopullimi.