Britani, inflacioni vjetor në nivelin më të lartë në 40 vitet e fundit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Norma vjetore e inflacionit të konsumit në Britani të Madhe u rrit në 10.1 për qind në shtator, nga 9.9 për qind në gusht, treguan sot të dhënat zyrtare.

Inflacioni ka arritur nivelin më të lartë në 40 vitet e fundit për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimeve, thuhet në deklaratën e Zyrës së Statistikave Kombëtare (ONS).

Çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike u rritën me 14.5 për qind në bazë vjetore në shtator, duke shkuar në 13.1 për qind në gusht. Ky është ritmi më i madh i rritjes që nga prilli i vitit 1980.

Inflacioni bazë vjetor, duke përjashtuar energjinë, ushqimin, alkoolin dhe duhanin, u rrit në 6.5 për qind në shtator, që ishte niveli më i lartë në histori.

Në baza mujore, indeksi i çmimeve të konsumit në Britani u rrit për 0.5 për qind në shtator.

Share This Article