Britani/ Ish-polici gjendet pas pesë vitesh në pyll i gjallë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ish-efektiv policie i cili prej vitesh ishte raportuar i vdèkur, është gjetur i fshehur brenda një pylli të Britanisë së Madhe. Ricardas Puisy, u shpall i humbur në shtator të 2015 dhe për herë të fundit ishte parë në Wisbech.

Menjëherë pas zhdukjes policia nisi kërkimet, por asgjëkund nuk gjeti ndonjë gjurmë të tij. Ndërkohë vetëm muajin e kaluar autoritetet e kanë gjetur atë brenda një pylli.

Policia dyshon paraprakisht se ai ishte fshehur në pyll, për t’i shpëtuar njerëzve të cilët mund ta kenë shfrytëzuar për qëllime të këqija. Puisy është vënë në mbrojtjen e policisë, gjithashtu raportohet se këta të fundit kanë nisur një hetim mbi rastin.

Share This Article