ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Qen robotikë me fytyrat e Musk e Zuckerberg, instalacioni që po tërheq vëmendjen 12 hours ago
Katër të arrestuar pasi u hodhën ëmbëlsira me krem ​​pas ekspozitës së Crown Jewels 14 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 14 hours ago
Mbreti dhe Mbretëresha zbulojnë kartolinën e Krishtlindjeve të këtij viti 14 hours ago
Norvegjia po ndërton tunelin rrugor nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë 14 hours ago
Next
Prev
Home UK

Britani/ Kishin idhull Hitlerin dhe planifikonin sulme terroriste ndaj xhamive dhe sinagogave, në pranga tre neonazistë

albnews by albnews
17 October, 2025
in UK
0
Britani/ Kishin idhull Hitlerin dhe planifikonin sulme terroriste ndaj xhamive dhe sinagogave, në pranga tre neonazistë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Tre neonazistë britanikë, të cilët zotëronin mbi 200 armë dhe planifikonin sulme terroriste ndaj xhamive dhe sinagogave në Angli, u dënuan pas zbulimit të komunikimeve të tyre në grupin e krijuar në internet.

Ata u shpallën fajtorë për përgatitje të akteve terroriste dhe për mbledhje informacioni që mund të përdorej për kryerjen e sulmeve. Njëri prej tyre u dënua gjithashtu për prodhimin e një arme të ndaluar.

RelatedPosts

Katër të arrestuar pasi u hodhën ëmbëlsira me krem ​​pas ekspozitës së Crown Jewels

Titujt e Gazetave në UK

Mbreti dhe Mbretëresha zbulojnë kartolinën e Krishtlindjeve të këtij viti

Tre burrat, të moshës 35, 26 dhe 25 vjeç, komunikonin në internet dhe kishin krijuar një grup ekstremistësh me ideologji të njëjtë, që donin të “luftonin për kauzën e tyre”. Sipas “The Guardian”, ata nuk ishin takuar asnjëherë personalisht përpara se të dilnin në gjyq së bashku.

Gjatë procesit gjyqësor, i cili zgjati nëntë javë, u zbulua se të tre idealizonin Adolf Hitlerin dhe regjimin nazist, shpreheshin me fyerje raciste, lavdëronin vrasësit serialë dhe nxisnin dhunë ndaj atyre që i konsideronin “armiq”.

25-vjeçari kishte marrë rolin e udhëheqësit të grupit, duke vendosur rregulla të brendshme, përfshirë edhe kërkesën që anëtarët të visheshin me uniforma në stil nazist. Ai e kishte quajtur grupin “Einsatz 14”, një referencë për skuadrat paraushtarake të vdekjes naziste.

Grupi u arrestua pasi shërbimet e sigurisë britanike besuan se një sulm ishte afër, pasi polici sekret kishte infiltruar organizatën dhe kishte raportuar planet e tyre.

Gjatë bastisjeve, policia gjeti një sasi të madhe armësh dhe pajisjesh, përfshirë hanxharë, thika gjuetie, shpata, sëpata, harqe, jelekë antiplumb, një armë tymuese dhe një shkop bejsbolli. U gjet edhe një pjesë e një arme gjysmëautomatike të printuar në 3D, ende jo funksionale.

Hetimet zbuluan se burrat besonin se një “luftë racore” ishte e pashmangshme dhe diskutonin objektiva të mundshëm për sulme, përfshirë xhami, qendra islame trajnimi dhe sinagoga. Ata madje kishin identifikuar një qendër islamike në Leeds si objektiv të mundshëm dhe kishin diskutuar rrëmbimin e një imami, torturimin e tij dhe mënyrat e arratisjes pas aktit.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Qen robotikë me fytyrat e Musk e Zuckerberg, instalacioni që po tërheq vëmendjen

Qen robotikë me fytyrat e Musk e Zuckerberg, instalacioni që po tërheq vëmendjen

7 December, 2025
Katër të arrestuar pasi u hodhën ëmbëlsira me krem ​​pas ekspozitës së Crown Jewels

Katër të arrestuar pasi u hodhën ëmbëlsira me krem ​​pas ekspozitës së Crown Jewels

7 December, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

7 December, 2025
Mbreti dhe Mbretëresha zbulojnë kartolinën e Krishtlindjeve të këtij viti

Mbreti dhe Mbretëresha zbulojnë kartolinën e Krishtlindjeve të këtij viti

7 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result