Britani/ Kryeministri Johnson fiton votëbesimin dhe vazhdon detyrën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria e Boris Johnson ka fituar një votëbesim në Dhomën e Komuneve, pas një debati intesiv prej pesë orësh.

Johnson, i cili tashmë ka dhënë dorëheqjen zyrtarisht, pritet të vazhdojë në rolin e tij si kryeministër i përkohshëm për shtatë javët e ardhshme derisa të zgjidhet një udhëheqës i ri i Partisë Konservatore për ta zëvendësuar atë.

Ligjvënësit votuan 349 pro dhe 238 kundër për të mbështetur mocionin duke deklaruar se Commons (Dhoma e Komuneve) ka besim te qeveria.

Johnson foli gjerësisht për Brexit-in, mbështetjen për Ukrainën dhe trajtimin e tij të pandemisë Covid-19 në mes të sulmeve të furishme nga opozita.

Në një aluzion për atë që do të vijë, Johnson u tha gjithashtu deputetëve se do të ketë “më shumë për të thënë në lidhje me ngjarjet që lidhen me largimin e tij.

Share This Article