Britani: Laboratori gabimisht raportoi 39 mijë teste pozitive të COVID si negative

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Der Impfstoff fuer die vierte Impfung gegen das Coronavirus wird vorbereitet, am Mittwoch, 12. Oktober 2022, im Impfzentrum Lugano Besso in Lugano. (KEYSTONE/Ti-Press/Samuel Golay)

Agjencia qeveritare e Britanisë, përgjegjëse për trajtimin e urgjencave të shëndetit publik, ka njoftuar se një gabim në një laborator testimi ka informuar gabimisht dhjetëra-mijëra njerëz që rezultuan pozitivë për Covid-19 se ishin negativ, duke humbur jetën ndoshta deri në 20 njerëz.

Britania ka një nga numrat më të lartë të vdekjeve nga coronavirusi në botë – më shumë se 177 mijë që nga fillimi i pandemisë në vitin 2020.

Shumë ekspertë thanë se programi i gjurmimit të kontakteve, ishte shumë më i ulët se sistemi mbarëbotëror që qeveria kishte premtuar.

Një hetim nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Britani të Madhe (UKHSA) zbuloi se laboratori Immens në pjesën qendrore të Anglisë raportoi gabimisht rreth 39 mijë teste si negative, kur ato duhet të ishin pozitive, midis 2 shtatorit dhe 12 tetorit të vitit të kaluar.

Shkaku i gabimeve ishte vendosja e gabuar e niveleve të pragut për raportimin e rezultateve pozitive dhe negative të mostrës PCR për Covid-19, u tha nga UKHSA në një raport pas përfundimit të hetimit.

Si rezultat, shumë vazhduan jetën e tyre të përditshme dhe nuk u izoluan, edhe pse ishin të infektuar me Covid./TheGuardian

Share This Article