Në Britani fillon një linjë telefonike për të mbështetur dhe këshilluar stafin e kujdesit shëndetësor gjatë pandemisë së koronavirust.
Vullnetarë nga Hospice UK, Samaritans dhe Shout, do të dëgjojnë shqetësimet dhe do të ofrojnë mbështetje psikologjike.
Linja telefonike do të jetë e hapur nga ora 07:00 deri në ora 23:00 çdo ditë, në numrin e telefonit 0300 131 7000.
Kjo vjen pasi stafi po përballet me presion në rritje për t’u kujdesur për pacientët që janë të sëmurë rëndë nga koronavirusi.
Që nga fillimi i shpërthimit të epidemisë, më shumë se 6,000 njerëz kanë vdekur në Mbretërinë e Bashkuar pas testimit pozitiv me koronavirus dhe në mesin e tyre janë edhe stafi mjekësor i linjës së parë, transmeton Albuk Tv.