Britani, mbi 3,8 milionë qytetarë të BE-së kanë aplikuar për të qëndruar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbi 3,8 milionë qytetarë të BE-së kanë bërë kërkesë për t’u vendosur në Britaninë e Madhe, sipas një skeme të nisur pas referendumit për Brexit, tha qeveria britanike.

“Unë jam i kënaqur që ka pasur më shumë se 3,8 milionë aplikime”, tha Kevin Foster, ministri britanik i Imigracionit.

”Më shumë se 2 milionë njerëzve u është dhënë e drejta për të jetuar dhe punuar në vend”, tha Ministria e Brendshme britanike.

”Ndërkohë, 4 600 aplikime janë refuzuar, 36 500 janë anuluar ose janë tërhequr dhe 34 900 ishin të pavlefshme”, sipas ministrisë.

Britania e Madhe u largua zyrtarisht nga Bashkimi Europian më 31 janar.

Bisedimet mbi marrëdhëniet e ardhshme të Londrës me BE-në janë penguar nga pandemia e koronavirusit.

Share This Article