Britani, ministri jep dorëheqje për “çështjen e shkeljes së masave”

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Douglas Ross thotë se “shumica dërrmuese” kundërshton veprimet e ndihmësit të lartë të kryeministrit Boris Johnson

Douglas Ross, ministri i ri për Skocinë, dha dorëheqjen duke u bërë “viktima” e parë e qeverisë britanike për çështjen e shkeljes të masave të bllokimit që përfshin këshilltarin më të lartë të kryeministrit Boris Johnson, raporton Anadolun Agency (AA).

Në letrën e tij të dorëheqjes, Ross, anëtar i Partisë Konservatore në pushtet, tha se “një shumicë e madhe e njerëzve” nuk ishin dakord me veprimet e Dominic Cummings, këshilltarit të kryeministrit në qendër të polemikës.

“Nuk kam komentuar publikisht për situatën me Dominic Cummings pasi kam pritur të dëgjoj detajet e plota. Unë e mirëpres deklaratën për të sqaruar çështjen, por mbeten ende disa aspekte për t’u shpjeguar me të cilat kam probleme. Si rezultat i kësaj, unë kam dhënë dorëheqjen si ministër i qeverisë”, tha Ross.

Cummings, këshilltari më i lartë i kryeministrit Johnson, është akuzuar për shkeljen e rregullave të bllokimit duke vozitur mbi 264 milje në të gjithë vendin.

Ai është mbrojtur duke sqaruar se po bënte gjënë e duhur për familjen e tij, pasi që ai dhe gruaja e tij ndjeheshin të sëmurë dhe nuk kishin njeri që të kujdeset për fëmijën e tyre në Londër.

Shpjegimet e tij nuk e kanë ndryshuar ndjeshëm opinionin publik lidhur me çështjen, përveç qeverisë dhe veçanërisht kryeministrit, i cili doli në mbështetje të tij.

Në letrën e tij të dorëheqjes, Ross ndau gjithashtu pikëpamjet e tij për mbrojtjen e Cummings.

“Si babai vetë, instinkti im është të bëj gjithmonë atë që është më e mira për djalin dhe gruan time. Ne kemi pasur fatin që nuk jemi prekur nga ky virus i tmerrshëm, por nëse jemi prekur, ne jemi të gatshëm të ndjekim këshillat e qeverisë dhe të qëndrojmë në shtëpi për ta parandaluar virusin”, tha ai.

“Ndërsa qëllimet mund të kenë qenë të mira, reagimi ndaj këtij lajmi tregon se interpretimi i Z. Cummings i këshillave të qeverisë nuk u nda nga shumica e njerëzve që kanë vepruar ashtu siç kërkoi qeveria”, theksoi ai.

Njëzet deputetë që i përkasin partisë në pushtet dëshirojnë dorëheqjen e Cummings, kurse partitë opozitare do të takohen të martën për të shqyrtuar çështjen.

Disa media lokale, përfshirë edhe Daily Mail që mbështesin konservatorët, gjithashtu kanë bërë thirrje për dorëheqjen e tij. 

Share This Article