Britani/ Momenti kur skuteri elektrik shpërthen si bombë brenda banesës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një skuter elektrik ka shpërthyer papritur si një bombë teksa ishte në karikim brenda një banesë në Angli. Ngjarja tronditëse u regjistrua në Londër, ndërsa gjithçka u fiksua nga kamerat e sigurisë.

Mediat britanike bëjnë me dije se, pronari i mjetit, një roje sigurie i identifikuar si Dell Williams, u dërgua për marrjen e ndihmës mjekësore në spital, për shkak të asfiksimit nga flakët që përfshinë banesën pas shpërthimit.

Pronari i skuterit tentoi të shuante flakë, por nuk ia arriti pasi shpërthimi ishte tepër i fortë. Fatmirësisht, ekipet zjarrfikëse dhe ambulanca shkuan në vendin e ngjarjes dhe bënë të mundur vendosjen nën kontroll të situatës.

Brigada e Zjarrfikësve thotë se të tilla ngjarje janë shtuar shumë së fundmi, duke pasur parasysh përhapjen e frikshme të monopatinave, si një mjet transporti që të redukton kohën e harxhuar në trafik dhe mbërritjen më shpejt në destinacion.

Megjithatë, ata bëjnë thirrje që organet ligjzbatuese të shtojnë kontrollet sa i përket cilësisë dhe sigurisë së këtyre mjeteve sa nuk është vonë, pasi rastet po shtohen dhe shëndeti i përdoruesve të tyre po vihet në rrezik.

Share This Article