Britani/ Nëna pranon se ka vrarë me thikë vajzën 10-vjeçare

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një nënë në qytetin West Midlands ka pranuar ditën e sotme akuzën që rëndonte mbi të. Ajo dyshohej se kishte therur me thikë vajzën e saj 10-vjeçare.

Më konkretisht, bëhet fjalë për një incident të ndodhur më 4 mars. 10-vjeçarja Sei Kang u gjet e pajetë në një shtëpi, pasi kishte pësuar plagë të shumta me thikë në gjoks.

Nëna e saj 33-vjeçare, Jaskeerat Kaur, e njohur gjithashtu si Jasmine Kang u arrestua mesditën e së njëjtës ditë pasi policia zbuloi trupin e të miturës. Gjykatësi caktoi një datë dënimi më 25 tetor dhe tha se Kaur duhet të paraqitet në gjykatë për seancën.

Në një homazhe të publikuar nga shkolla ku frekuentonte 10-vjeçarja Shay, ajo u përshkrua si një fëmijë i zgjuar, i lumtur, argëtues, i cili pëlqehej nga të gjithë.

Share This Article