Britani, nga mesnata hyjnë në fuqi marrëveshjet e para të tregtisë së lirë pas Brexit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në një deklaratë nga qeveria britanike thuhet se që nga sonte në mesnatë do të hyjnë në fuqi marrëveshjet e tregtisë së lirë me Australinë dhe Zelandën e Re

Sonte në mesnatë do të hyjnë në fuqi marrëveshjet e para të tregtisë së lirë të Britanisë së Madhe pas Brexit-it, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga qeveria britanike thuhet se që nga sonte në mesnatë do të hyjnë në fuqi marrëveshjet e tregtisë së lirë me Australinë dhe Zelandën e Re.

Në kuadër të marrëveshjeve që janë në cilësinë e marrëveshjeve të para të tregtisë së lirë të Britanisë pas Brexit-it, theksohet se ndaj vendeve në fjalë do të hiqen taksat doganore për të gjitha eksportet e mallrave.

Marrëveshjet synojnë rritjen e tregtisë dixhitale mes vendeve ndërsa pritet të krijohen çmime më konkurruese për konsumatorët në Britani.

Me marrëveshjet e tregtisë së lirë parashikohet që tregtia dypalëshe e Britanisë me Australinë të rritet në 53 për qind ndërsa me Zelandën e Re në 59 për qind.

Sekretarja e Shtetit për Tregtinë Ndërkombëtare të Britanisë, Kemi Badenoch tha se “sot është një moment historik”, se bizneset në çdo zonë të vendit do të përfitojnë nga këto mundësi dhe se marrëveshjet do të kontribuojnë në rritjen ekonomike.

Share This Article