ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra 4 hours ago
Ministri belg i Mbrojtjes: Nëse sulmohet Brukseli, ne do ta rrafshojmë Moskën 4 hours ago
Makinat luksoze vidheshin “me stil” në Angli dhe dërgoheshin në Dubai, zbulohet skema që përdornin bandat kriminale 5 hours ago
VIDEO/ Lufta me bandat e drogës në Brazil, kaos në Rio. Dronë me bomba, 200 të shtëna në minutë dhe viktima 5 hours ago
Përdhunoi një vajzë shqiptare në Itali, ish-ylli brazilian i Milanit dhe i Realit thyen heshtjen nga qelia: Jetoj njësoj si… 5 hours ago
Next
Prev
Home UK

Britani, për shkak të Covidit nuk mund të rrish me familjarë ose shoqëri më shumë se 10 veta

albnews by albnews
25 April, 2020
in UK
0
Britani, për shkak të Covidit nuk mund të rrish me familjarë ose shoqëri më shumë se 10 veta
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në Britaninë e Madhe, autoritetet po mendojnë si të lehtësojnë gradualisht masat e karantinës kundër pandemisë.

Me një propozim të ri të qeverisë që ende nuk ka marrë formën zyrtare, çdo personi që nuk është në kategorinë më të rrezikuar nga koronavirusi do i lejohet të krijojë një listë deri në 10 veta të rrethit të vet të ngushtë familjar ose shoqëror, që vijnë nga jo më shumë se dy familje të ndryshme.

RelatedPosts

“Merr para nga BE, urdhra nga Rusia”, media britanike: Qeveria serbe dhe Vuçiç po rrëzohen nga pushteti

Udhëtimi i ëndrrave kthehet në tragjedi/ 80-vjeçarja pagoi 80 mijë paund në turin me kroçiere, gjendet e vdekur pasi e harrojnë në ishull

Makinat luksoze vidheshin “me stil” në Angli dhe dërgoheshin në Dubai, zbulohet skema që përdornin bandat kriminale

Me këtë mënyrë ata do të mund të shkonin lirisht në shtëpitë e njëri-tjetrit, të drekonin së bashku dhe të organizonin aktivitete të tjera sociale.

Qeveria angleze ka marrë këshilla nga shkencëtarët se ambientet e jashtme janë më të sigurta nga koronavirusi sesa mendohej fillimisht, duke rritur shpresat për rihapjen e parqeve.

Pas këtij lajmi, një ditë më parë, duke përfituar edhe nga moti me diell, në qytete u raportua një rritje me 10 për qind e trafikut rrugor.

Britania e Madhe qëndron nën regjimin e karantinës prej një muaji, dhe po përjeton trend konstant të vdekshmërisë nga sëmundja, me mbi 19,500 persona që kanë humbur jetën.

Vendi ndodhet në pikun e infeksionit me mbi 140 mijë qytetarë që shfaqin simptoma të Covid-19.

Autoritetet thonë se nuk ka gjasa që masat e vetizolimit të lehtësohen para datës 7 maj, pasi i druhen rrezikut të një vale të dytë pandemike.

Në Belgjikën fqinje, ndërkohë, të premten kryeministrja e vendit njoftoi se nga 4 maji do të rihapen më shumë biznese, përpos atyre të tanishme si ushqimoret, kopshtet dhe farmacitë.

Njerëzit do të mund të takojnë jashtë deri në dy persona që nuk jetojnë me ta, të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç do të jenë të detyruar të mbajnë maska kur përdorin transportin publik, nga 18 maji shkollat do të presin maksimumi 10 nxënës për klasë, ndërsa baret, restorantet dhe disa pika turistike nuk do të hapen para datës 8 qershor.

Belgjika ka konfirmuar mbi 44 mijë raste me Covid-19 dhe më shumë se 6,600 jetë të humbura prej sëmundjes infektive, më shumë se gjysma e tyre në klinikat dhe shtëpitë për të moshuarit.

/Ora News.tv/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra

29 October, 2025
Ministri belg i Mbrojtjes: Nëse sulmohet Brukseli, ne do ta rrafshojmë Moskën

Ministri belg i Mbrojtjes: Nëse sulmohet Brukseli, ne do ta rrafshojmë Moskën

29 October, 2025
Makinat luksoze vidheshin “me stil” në Angli dhe dërgoheshin në Dubai, zbulohet skema që përdornin bandat kriminale

Makinat luksoze vidheshin “me stil” në Angli dhe dërgoheshin në Dubai, zbulohet skema që përdornin bandat kriminale

29 October, 2025
VIDEO/ Lufta me bandat e drogës në Brazil, kaos në Rio. Dronë me bomba, 200 të shtëna në minutë dhe viktima

VIDEO/ Lufta me bandat e drogës në Brazil, kaos në Rio. Dronë me bomba, 200 të shtëna në minutë dhe viktima

29 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result