Britani/ Performanca që la publikun dhe jurinë pa frymë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shikuesit e Britain’s Got Talent mbetën të mbërthyer në ekranet e tyre pasi një burrë gati u mbyt në shfaqjen e së shtunës, por shumë mendojnë se performanca ishte i rreme.

Programi hit i la fansat të traumatizuar pasi performuesi Andrew Basso doli në skenë për të kryer një akt të tmerrshëm. 36-vjeçari u përpoq të mahniste fansat duke u futur në një qeli uji,  nga e cila duhet të shpëtonte duke hequr një kyç ndërsa ishte i lidhur me pranga me kokë poshtë.

Andrew u shpjegoi gjyqtarëve, Simon Cowell, Amanda Holden, Alesha Dixon dhe David Walliams se performanca ishte tepër e vështirë dhe se nëse nuk dilte për dy minuta nga kurthi i qelqtë atëherë mund të humbiste dhe jetën.

Publiku filloi të shqetësohej kur ora shënoi 2 minuta e 36 sekonda, teksa Andrew  përpiqej të fuste çelësin në kyç për të shpëtuar.

Share This Article