Britani / Përhapet fruthi, 100 raste të konfirmuara deri tani, preket gjithë Europa

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sëmundja e fruthit është përhapur keqas në Britani, pasi qendra kryesore shëndetësore ka konfirmuar mbi 100 raste në pesë rajone. Fruthi është përhapur në Liverpul, West Yorkshire, Manchester, Surrey, Sussec dhe West Midlands. Mjekët kanë përhapur alarmin ku u bëjnë thirrje prindërve të vaksinojnë sa më shpejt fëmijët. Shëndeti publik thotë se ata që kanë udhëtuar kohët e fundit në Rumani, Itali dhe Gjermani janë më të rrezikuarit.

Doktoreshë Mary Ramsay, tha se 122 raste ishin konfirmuar në rang mbarëkombëtar duke shtuar: ‘Epidemia e fruthit që po shohim aktualisht në Angli lidhet me përhapjen edhe në Evropë.

Fruthi i njohur edhe si e keqja e vogёl, ёshtё sёmundje ngjitёse permes virusit që transmetohet, qё sjell temeraturё tё lartё, me shenja nёpёr lёkurё dhe enantema nё mukozë. Fruthi infekton zakonisht moshat e vogla, por mund tё prekë edhe tё rriturit. Fruthi pёrhapet pёrmes ajrit dhe nëse nuk bëhet vaksina, sёmundja mund të të prekë çdo 2-5 vite. Pas aplikimit tё vaksinёs, incidenca e kёsaj sёmundje  zvogëlohet. Nё vendet e pazhvilluara fruthi ёshtё njёri nga problemet kryesore shёndetёsore pёr moshat e fёmijёve, ku pёr shkak tё komplikacioneve nё sistemin nervor qendror dhe sistemin e frymemarrjes, vdekshmëria arrin deri nё 20%.

Share This Article