Britani, personat e rrezikshëm do të pajisen me byzylykë ‘anti-alkool’ ditët e festave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rreth 3800 persona të dyshuar për shkelje të lidhura me alkoolin në Mbretërinë e Bashkuar do të mbajnë byzylykun specila elektronik gjatë periudhës festive të këtij viti.
Njoftimi u bë i ditur sot nga një deklaratë e autoriteteve britanike.

Pajisja e njohur në Britani “byzylykët e maturisë”, u përdorën për herë të parë në vitin 2020.

Byzylyku regjistron nivelin e alkoolit në djersën e përdoruesit dhe paralajmëron kujdestarët nëse është konsumuar alkool.

Byzylyku i maturisë do t’i vendosen personave të cilët janë liruar nga burgu ose janë dënuar me dobi të përgjithshme, synimi është që këta persona mos të konsumojnë alkool gjatë ditëve të festave pasi këta kanë më shumë gjasa të prishin qetësinë publike.

Share This Article