ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Catherine dhe Charlotte performojnë në duet në piano për koncertin e këngëve të Krishtlindjeve (video) 5 hours ago
Babagjyshë që bëjnë ski në ujë dhe copa gjigante mishi: Krishtlindjet nëpër botë 5 hours ago
Aktivistët e mediave sociale në Mbretërinë e Bashkuar janë ndër pesë personat që u janë mohuar vizat në SHBA, të cilëve u janë refuzuar vizat. 5 hours ago
Turizmin këtë vit e mbajti Kosova dhe italianët, bien polakët dhe spanjollët 5 hours ago
50% e të punësuarve nuk marrin më shumë se 52 mijë lekë neto në muaj 5 hours ago
Next
Prev
Home UK

Britani, pezullohet anëtarësia partiake e ish-liderit të Partisë Laburiste pas “raportit të antizemitizmit”

albnews by albnews
30 October, 2020
in UK
0
Britani, pezullohet anëtarësia partiake e ish-liderit të Partisë Laburiste pas “raportit të antizemitizmit”
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Keir Starmer, kreu i ri i partisë që ka titullin “Sir”, kërkoi falje, duke thënë se po përjetojnë “një ditë turpi”

Anëtarësia partiake i ish-udhëheqësit të Partisë Laburiste britanike Jeremy Corbyn është pezulluar pas një raporti se ai është “përgjegjës për antisemitizëm gjatë periudhës së udhëheqjes së tij me partinë.

RelatedPosts

Guvernatori i një burgu në Angli është shkarkuar nga puna pasi u filmua duke dalë nga një bordello

Catherine dhe Charlotte performojnë në duet në piano për koncertin e këngëve të Krishtlindjeve (video)

Aktivistët e mediave sociale në Mbretërinë e Bashkuar janë ndër pesë personat që u janë mohuar vizat në SHBA, të cilëve u janë refuzuar vizat.

Komisioni për Barazi dhe të Drejta të Njeriut (EHRC) shpalosi raportin e tij mbi akuzat për “antisemitizëm në Partinë Laburiste”.

“Ka pasur dështime serioze në trajtimin e antisemitizmit në kryesinë e Partisë Laburiste dhe një proces joadekuat është zbatuar për të trajtuar ankesat për antisemitizëm”, tha raporti, në të cilin thuhet se ish-udhëheqësi Jeremy Corbyn është përgjegjës për atë që ka ndodhur në kohën e tij.

Ndërkaq, në një deklaratë në Facebook, Corbyn tha se si udhëheqës i Partisë Laburiste, ka qenë i vendosur për çrrënjosjen e të gjitha formave të racizmit dhe “kancerit të antisemitizmit”.

“Kam bërë fushatë gjithë jetën time për të mbështetur popullin dhe komunitetet hebreje dhe do të vazhdoj ta bëj këtë”, tha Corbyn.

“Edhe një antisemit është shumë”, tha Corbyn, duke deklaruar se hetimet mbi këtë çështje ishin “bllokuar në burokracinë e partisë”, por se shkalla e problemit është ekzagjeruar në mënyrë dramatike nga kundërshtarët brenda dhe jashtë partisë dhe shumica e mediave për arsye politike.

Keir Starmer, kreu i ri i partisë që ka titullin “Sir”, kërkoi falje, duke thënë se po përjetojnë “një ditë turpi”.

Nga ana tjetër, partia në një deklaratë theksoi se “Partia Laburiste pezulloi anëtarësimin e Jeremy Corbyn deri në përfundimin e hetimit,” tha partia në një deklaratë.

Siç raportohet, nga Corbyn gjithashtu është hequr e drejta për të votuar në Dhomën e Ulët në emër të Partisë Laburiste.

Corbyn vendosi të japë dorëheqje pas humbjes së madhe në zgjedhjet e mbajtura në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa Keir Starmer u zgjodh në krye të partisë më 4 prill.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Catherine dhe Charlotte performojnë në duet në piano për koncertin e këngëve të Krishtlindjeve (video)

Catherine dhe Charlotte performojnë në duet në piano për koncertin e këngëve të Krishtlindjeve (video)

25 December, 2025
Babagjyshë që bëjnë ski në ujë dhe copa gjigante mishi: Krishtlindjet nëpër botë

Babagjyshë që bëjnë ski në ujë dhe copa gjigante mishi: Krishtlindjet nëpër botë

25 December, 2025
Aktivistët e mediave sociale në Mbretërinë e Bashkuar janë ndër pesë personat që u janë mohuar vizat në SHBA, të cilëve u janë refuzuar vizat.

Aktivistët e mediave sociale në Mbretërinë e Bashkuar janë ndër pesë personat që u janë mohuar vizat në SHBA, të cilëve u janë refuzuar vizat.

25 December, 2025
Turizmin këtë vit e mbajti Kosova dhe italianët, bien polakët dhe spanjollët

Turizmin këtë vit e mbajti Kosova dhe italianët, bien polakët dhe spanjollët

25 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result