Britani/ Piloti telefonon policinë: E kam stjuardesën të droguar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një stjuardesë e kompanisë ajrore British Airways është vënë në pranga pasi akuzohet se ishte nën efektin e alkoolit dhe lëndëve narkotike gjatë detyrës së saj në udhëtim e sipër.

Oficerët e policisë së Sussex zbarkuan në aeroportin e Gatwick dhe ndaluan stjuardesën që vinte nga Gran Canarie pas një telefonate që morën nga piloti i avionit, se një prej punonjëseve nuk ishte në gjendje të kryente detyrën e saj.

Sipas mediave britanike, kolegët e gruas ndihmuan policinë që ta shoqëronte pasi ajo dyshohej që edhe në ato momente të ishte ende nën efektin e narkotikëve.

Ata tregojnë se piloti u detyrua të njoftonte policinë pasi stjuardesa nuk ishte në gjendje të punonte dhe t’iu ofronte siguri pasagjerëve.

Gruaja 41 vjeçare u shoqërua në polici, ndërkohë që një hetim ka nisur ndaj saj.

Share This Article