Një 29-vjeçar i frymëzuar nga Shteti Islamik për të hedhur në erë një maternitet në Britani u dënua me burgim të përjetshëm.
Sipas burimeve, 29-vjeçari kishte fshehur një bombë në një tenxhere me presion në maternitet, me synimin për të vrarë sa më shumë infermiere.
Ky individ përfitoi nga ky rast, për arsye se ishte për vete praktikant për infermier në këtë maternitet.
Plani i të arrestuarit u zbulua nga një person, i cili po pinte cigare jashtë ambienteve të maternitetit.