Britania e Madhe ka regjistruar të enjten 48,553 raste pozitive me COVID-19 dhe 63 të vdekur si pasojë e virusit. Numri i të infektuarve ka kaluar rekordin e së mërkurës, kur ishin regjistruar 42,302 raste të reja e 49 raste me fatalitet në këtë shtet.
Ndërkohë, para shtatë ditësh, në Britani të Madhe ishin regjistruar 32,551 raste të reja dhe 35 raste me fatalitet.
Siç është bërë e ditur, gjatë të mërkurës, Britania e Madhe ka administruar 60,374 vaksina.
Qeveria britanike ka kërkuar nga qytetarët që të shpejtojnë me marrjen e dozës së dytë të vaksinës, në mënyrë që të arrihet numër më i madh i njerëzve të imunizuar, para se të lehtësohen masat anti-COVID nga e hëna.
Parashihet që 650,000 qytetarëve tu dërgohen mesazhe nëpër telefona, për tu kërkuar që doza e dytë e vaksinës të mos merret më shumë se tetë javë pas dozës së parë.