Britani: Policia i bën surprizen e veçantë për ditëlindje 4-vjeçarit shqiptar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia britanike ka bërë një gjest shumë të veçantë ndaj një vogëlushi shqiptar, i cili e kishte ditëlindjen e katërt.

Daniel Bala mbushte katër vjeç dhe babai i tij i kishte bërë një ftesë Policisë që të kalonte përpara shtëpisë së tyre dhe t’i bënin një surprizë djalit të tij që i ka shumë qejf policët.

Kështu ata i sollën dhe dhurata të voglit dhe fotot i postuan edhe në faqen e Policisë.

“Ky djalë i vogël pati një vizitë nga ne sot, dëgjuam se ishte ditëlindja e tij e 4-t dhe se ai e do Policinë, kështu që ne u thirrëm për ta befasuar. Gëzuar Ditëlindjen, Daniel, nga të gjithë në #NorthArea #BirthdaySuprises #BirthdayBoy”, shkruhet në faqen e Policisë.

Share This Article