Britani, policia i kërkoi kryeministrit Sunak të mbajë në litar qenin e tij gjatë shëtitjes në park

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri britanik, Rishi Sunak është filmuar teksa ka shkelur rregullat së bashku me familjen e tij në parkun Hyde Park pasi e lanë qenin e tyre të ecte i lirë pa e siguruar me rrip.

Në një video të postuar në rrjetin social “TikTok”, qeni i racës Labrador Retriever i kryeministrit Sunak, shihet teksa endet i lirë pranë liqenit Serpentine, zonë kjo ku shenjat ndaluese tregojnë qartë se qentë duhet të mbahen të lidhur me rrip për të shmangur shqetësimin e qytetarëve.

Në lidhje me videon e bërë virale, policia Metropolitanie deklaroi: Një oficer, i cili ishte i pranishëm në atë moment, foli me një grua dhe i kujtoi asaj rregullat, referuar bashkëshortes së Sunak, Akshata Murty.

@lucy.loooo

Please contact Andy Crick at Jam Press Andy.crick@jampress.co.uk for use of this video thanks #rishisunak#eww #votetoriesout

♬ original sound – 🙂

Akoma nuk është e qartë se kur është filmuar videoja, ndërkohë që zëdhënësi i Sunak nuk pranoi që të jepte komente.

Kjo nuk është hera e parë që kryeministri britanik shkel rregullat pasi në fillim të këtij viti, u gjobit nga policia për mosvendosjen e rripit të sigurimit teksa makina ishte në lëvizje. Sunak kërkoi falje për veprimin dhe dënua nga policia me një gjobë që mund të shkojë deri në 500 £.

Ngjarja doli në dritë pasi Sunak postoi një video të tij në rrjetet sociale teksa udhëtonte në sediljen e pasme të një makine, pa rripin e sigurimit.

Share This Article