Britani/ Policia than liqenin për gjetjen e trupit të një 35 vjeçareje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia britanike ka tharë një liqen, në Yorkshire ndërsa po vazhdon kërkimet për një kuzhiniere të zhdukur 12 vite më parë, Claudia Lawrence.

Gjashtë oficerë u panë duke kryer një ekzaminim në shtratin e liqenit në mes të pyllit të Yorkshire.

Lawrence, 35 vjeçe, u pa për herë të fundit pasditen e 18 marsit të vitit 2009, teka po shkonte drejt shtëpisë së saj në Heworth.

Image

Atë natë ajo telefonoi të dy prindërit e saj, të cilët thanë se dukej në humor të mirë, por nuk u dëgjuan më kurrë. Të nesërmen në mëngjes ajo nuk mbërriti në punën e saj në Universitetin e York, ku punonte si kuzhiniere, dhe telefoni i saj ishte fikur qëllimisht rreth orës 12:10 të mesditës.

Hetuesit e Yorkshire këtë javë kanë kërkuar në gropat e zhavorrit në Sand Hutton pranë York, dhe në një liqen që është rreth shtatë kilometra nga vendi ku Lawrence u pa për herë të fundit. Oficerët kanë tharë liqenin më të vogël në zonë, një vend i njohur për peshkimin.

Ekipet e kërkimit po përdorin gjithashtu pajisje që depërtojnë në tokë dhe qen të trajnuar për të gjetur mbetje njerëzore.

Share This Article