Një punonjës 38-vjeçar i rrjetit të ushqimit fast-food “Nandos” në Britaninë e Madhe akuzohet se ka pështyrë në kazanët e salcave dhe ka kontaminuar humusin me duke hedhur gozhdë dhe gjemba hekuri, por edhe copëza llastiku nga dorezat e gomës në to.
Garry Jones akuzohet se ka helmuar ushqimin në linjën e fast food-it.
Një gjykatë dëgjoi se ai shtoi qëllimisht salcë peshku në salcat që nuk e përmbanin atë dhe kontaminoi të tjerat me salcë susami dhe spec djegës.
Gjykata dëgjoi nga prokurori i çështjes se Jones ngatërroi salcat teksa punonte në Harvey & Brockless Fine Food Company në Evesham.
“Ndërmjet 1 tetorit 2022 dhe 1 nëntorit 2022, me qëllim për të shkaktuar alarm publik ose lëndim të anëtarëve të publikut ai ka kontaminuar ose ndërhyrë te mallrat e konsumit. Përkatësisht 24 vaska humus janë mbushur me copëza të dorezave të gomës, qese plastike dhe gjemba metalike. Gjemba metalikë janë hedhur edhe në vaskat me salcë susami dhe xhenxhefil dhe salca e peshkut është hedhur në salca të cilat nuk duhet të përmbajnë peshk”, thuhej në deklaratën e prokurorit.
Ai shtoi se restorantet, ku produkti u shërbeu më vonë iu thoshin klientëve se salca nuk përmban peshk kështu që do të ktheheshin potencialisht në vdekjeprurëse nëse konsumoheshin nga dikush me intolerancë.
Prokurori gjithashtu tha se në një rast Jones ishte kapur nga kamerat e sigurisë duke hapur një vrimë në një enë plastike, në të cilën më pas pështyu disa herë.