Britani/ Qeveria e Stramer nis ‘shtetëzimin’ e hekurudhave në vend

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Hekurudha Jugperëndimore në Britani është bërë e para që kalon zyrtarisht në kontroll e shtetit, si pjesë e planit të qeverisë britanike për të rinacionalizuar të gjithë rrjetin hekurudhor deri në fund të vitit 2027.

Kjo reformë madhore në transportin publik u paralajmërua korrikun e kaluar, se do të zbatohej po këtë vit.

Kjo është vetëm fillimi,” deklaroi Kryeministri Keir Starmer në një postim në platformën X. “Hekurudha Jugperëndimore tani është pjesë e sektorit publik. Kjo do të thotë shërbime më të mira, një sistem më i thjeshtë biletash dhe trena më të rehatshëm për qytetarët.”

Sipas Ministrisë së Transportit, ky hap është një progres për këtë shërbim pasi sipas saj oraret e trenave ishin një problem shumë i madh përgjatë tri dekadave.

Sot shënon fillimin e një epoke të re për hekurudhat britanike,” deklaroi Ministrja e Transportit, Heidi Alexander, teksa hipi në trenin e parë të mëngjesit nga Stacioni Waterloo në Londër mëngjesin e sotëm. “Po lëmë pas tre dekada joefikasiteti dhe vonesash në orare. Është koha për një sistem hekurudhor që i shërben realisht publikut.”

Privatizimi i hekurudhave në Angli është kryer në vitet 1990, dhe kjo reformë e hedh poshtë këtë model.

Share This Article