Britani, rregulla të reja për azilkërkuesit! Starmer “kërcen” nga belaja

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas një vere pakënaqësish publike përmes protestave  kundër strehimit të emigrantëve nëpër hotele të inspiruara nga partia e Brexit, “Reforma” e Nigel Farage por edhe nga konservatorët e opozitës, që do duhet të mbajnë përgjegjësinë më të madhe për situatën katastrofale që u lanë në prehër Laburistëve, që nga ekonomia e deri tek emigracioni, kryeministri Starmer, një vit e disa muaj pas ardhjes në pushtet dukshëm po operon nën një presion të madh nga sondazhet e opinionit publik.

Kështu shpjegohen jo vetëm ndryshimet në kabinetin e tij të ngushtë të këshilltarëve e drejtuesve të punëve të qeverisë, e drejtorash komunikimi me emra ta panjohur, që duken për analogji futbolli si kombëtarja e Anglisë në kohën e trajnerit të ndjerë suedez Erikson, me mesfushorë të talentuar që nuk dinin të luanin dot me njëri-tjetrin.

Po ashtu duken edhe njoftimet më të fundit në politikën e emigracionit si masat frenuese  që synojnë të forcojnë kontrollin mbi emigracionin dhe azil-kërkimin.

Argumentueshëm lëvizje të tilla ndërkohë që shihen si reflektim ndaj rrethanave të krijuara, për shkak të pafuqisë së shtetit që të frenoj valën e kalimeve të paligjshme me gomone në La Mansh, ç’ka është normale në një politikë funksionale, shqetësim ka për braktisjen e vlerave  që përcaktojnë të majtën evropiane dhe atë britanike ndaj respektimit të drejtave themelore të njeriut dhe konventave ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve.

Padyshim ndikimi vjen nga presioni në rritje i retorikës dhe narrativës ksenofobe dhe anti-emigracion të atyre që kërkuan largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian, që po shfrytëzojnë pakënaqësinë dhe frustrimin e britanikëve te të thjeshtë me impotencën e këtyre dy dekadave të fundit për të frenuar mbërritjen e paprecedentë në brigjet angleze të disa qindra mijërave emigrantëve, sidomos me rrugën e re ende të pakontrolluar nga deti përmes kufirit mes Anglisë dhe Francës.

Pavarësisht nga oportunizmi politik i aspirantëve të pushtetit, ashtu edhe mosefektiviteti i atyre që u është deleguar ky pushtet në zgjedhjet e fundit, e vërteta është se Britania me politikat e saj po ashpërson gjithnjë e më shumë qëndrimin ndaj të huajve dhe atyre që vijnë të kërkojnë strehim në këtë vend, i cili nuk e ka njohur kurrë fjalën deportim ne fjalorin e saj politike dhe civil.

Kështu vepruan konservatoret nga frika elektorale dhe populizmi i brex-isteve, kështu po ndodh edhe me laburistët, nën presionin e rrugës dhe sondazheve që do ndryshonin thellësisht tablonë politike në Britani, nëse do zhvilloheshin sot zgjedhjet e reja, të planifikuara për në 2029-ën.

Share This Article