Britani, rritet papunësia për shkak të Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Numri i kompanive britanike, të cilat e kanë zvogëluar numrin e të punësuarve në qershor, ka qenë pesë herë më i madh se muajin e njëjtë vitin e kaluar, gjë që i shfaq pasojat ekonomike nga pandemia e Covid-19.

BBC njoftoi se 1.778 kompani e kanë njoftuar Qeverinë për planet e tyre për heqjen e gjithsej 139.000 vendeve të punës.

Vitin e kaluar 345 kompani kanë paralajmëruar gjithsej 24.000 pushime nga puna.

Kompanitë janë të obliguara ta informojnë Shërbimin për falimentim, nëse planifikojnë të heqin 20 ose më tepër vende të punës.

Share This Article