Britani, rritja ekonomike tejkalon pritshmëritë – Paundi pësoi një rritje të lehtë në vlerë kundrejt dollarit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ekonomia e Britanisë u rrit më fort se sa pritej në nëntor, e nxitur nga rikthimi në prodhim të plotë i Jaguar Land Rover pas një sulmi kibernetik që goditi kompaninë e makinave.

GDP u zgjerua me 0.3% në muaj – rritja më e shpejtë që nga qershori – pas një rënieje prej 0.1% në tetor, treguan të dhënat zyrtare të enjten. Ekonomistët thanë se shifrat tregonin ndryshim për mire krahasuar me deklaratën vjetore të buxhetit nga ministrja e financave Rachel Reeves, më 26 nëntor.

Paundi pësoi një rritje të lehtë në vlerë kundrejt dollarit amerikan dhe obligacionet qeveritare me afat të shkurtër u rritën. Më pak se gjysma e rritjes së nëntorit rezultoi nga një rritje prej 1.1% e prodhimit industrial, e cila nga ana tjetër u nxit nga një rritje prej 25.5% e prodhimit të makinave – më e madhja që nga korriku 2020.

Zyra për Statistikat Kombëtare tha se të gjitha firmat kishin pritur rezultatin e buxhetit në nëntor, ashtu siç ishte në tetor, përfshirë sektorin e ndërtimit ku prodhimi ra ndjeshëm për të dytin muaj rradhazi.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka parashikuar që ekonomia e Britanisë do të rritet me 1.3% në vitin 2026, njësoj si vitin e kaluar.

Edhe pse kjo do të ishte e treta më e shpejtë midis vendeve të Grupit të Shtatë pas Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, do të ishte më pak se gjysma e ritmit të saj tipik në afërsisht 15 vitet para krizës globale financiare të viteve 2007-2009.

Share This Article