Britani/ Shqiptarja para gjykatës, akuzohet për trafik emigrantësh me gomone

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 32-vjeçare shqiptare, Ujeza Kurmekaj, ka dalë para gjykatës pasi akuzohet për përfshirje në trafik njerëzish.

Kurmekaj nuk u lejua të thoshte fjalën e saj kur u paraqit në bankën e të akuzuarve në Oxford Crown Court të premten.

Sipas oxfordmail.co.uk, avokati i saj, Oliver Snodin, tha se nuk kishte asnjë përkthyes shqiptar.

Gjykatësi Nigel Daly tha: “Nëse ajo nuk mund të kuptojë siç duhet se çfarë po ndodh, ajo sigurisht që nuk mund të dënohet”.

Në gjykatën e magjistraturës në shtator, ajo u përball me akuza për bashkëpunim me të tjerët për të dërguar ilegalisht njerëz në MB me gomone në shkelje të ligjit të imigracionit midis qershorit dhe tetorit 2022. Ajo gjithashtu u akuzua për mbajtje të 10 g kokainë dhe posedim të parave të pista.

Kurmekaj, nga Vineyard Close, Banbury vetëm konfirmoi emrin e saj kur u shfaq para gjykatësit Daly të premten.

Gjyqtari Daly caktoi përkohësisht që gjykimi të nisë më 28 shkurt, ndërsa çështja pritet të zgjasë tre ditë.

Të pandehurës i është caktuar masa e paraburgimit për t’u kthyer në gjykatë më 3 nëntor.

Share This Article