ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Promovohet në Londër Romani “Mëkati i Virgjireshës” i autorit Ardi Omeri 10 hours ago
Aksident në Kosovë, humbin jetën dy gratë e njohura të biznesit nga Shqipëria 12 hours ago
Vuçiç viziton bazën ushtarake pranë kufirit me Kosovën: Ushtria sot është më e fortë se kur do hynim në Kosovë 14 hours ago
Rrëzohet avioni sportiv në Maqedoninë e Veriut, lëndohen dy shqiptarë 16 hours ago
Italia nderon Silvio Berluskonin, Aeroporti i Malpensës do të mbajë emrin e tij 19 hours ago
Next
Prev
Home UK

Britani, sot hapat e para drejt normalizimit të jetës

albnews by albnews
13 May, 2020
in UK
0
Britani, sot hapat e para drejt normalizimit të jetës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Sipas planit të autoriteteve britanike, në fazën e parë të normalizimit, qytetarët do të lejohen të kalojnë më shumë kohë jashtë

Londër

Sot disa nga masat e vendosura në kuadër të përpjekjeve për parandalimin e përhapjes të koronavirusit të ri (COVID-19), janë hequr në Britani të Madhe, me çka janë bërë hapat e parë drejt normalizimit të jetës në vend, raporton Anadolu Agency (AA).

RelatedPosts

Promovohet në Londër Romani “Mëkati i Virgjireshës” i autorit Ardi Omeri

“U PËRDOR PËR PASTIM PARASH”/ Autoritetet britanike vendosin 60 milionë euro gjobë ndaj bankës Nationwide

Të pastrehët në Londër, zona e famshme e kryeqytetit britanik shndërrohet në “strehë” nate

Sipas planit të autoriteteve britanike, në fazën e parë të normalizimit, qytetarët do të lejohen të kalojnë më shumë kohë jashtë.

Qytetarët do të lejohen të rreziten në parqe, të dalin në piknik dhe të shkojnë për peshkim. Takimet lejohen duke respektuar masat e distancës fizike e cila duhet të jetë së paku dy metra.

Po ashtu do të lejohen edhe fushat sportive në të hapur, përfshirë edhe ato të tenisit, klubet e golfit dhe ato të basketbollit. Në këto vende qytetarët lejohen idividualisht të merren me sport ndërsa me peersona të tjerë duke respektuar rekomandimet. Për aktivitete sportive në ambient të hapur, në përputhje me masat, nuk do të ketë kufizime kohore.

Përveç kësaj, lejohen vizitat në zonat rurale, parqet kombëtare dhe plazhe, apo mund të udhëtojnë kudo me kusht që të qëndrojnë jashtë. Meqenëse rekomandohet që të shmanget transporti publik, udhëtimet në fjalë mund të bëhen me automjete private.

Qytetarët të cilët nuk mund të punojnë nga shtëpia, do të fillojnë t’u kthehen aktiviteteve të tyre duke respektuar të gjitha procedurat higjienike dhe të sigurisë.

– Ndalesat që ende janë në fuqi

Qytetarët ende nuk lejohen të shkojnë në pushim, të qëndrojnë në vila dhe as të vizitojnë këdo jashtë rrethit të ngushtë familjar, përveç në rast të ndihmës së personave të tjerë.

Ndalohet noti në pishinat publike, përdorimi i sallave sportive të mbyllura, pishinat e mbyllura dhe qendrat rekreative. Baret, klubet e natës, restoranet dhe teatrot vazhdojnë të mbesin të mbyllura.

Gjobat për shkelësit e regullave do të rriten nga 60 në 100 funta. Për çdo shkelje tjetër kjo shumë mund të rritet deri në 3.200 funta.

– Në fazën e dytë hapen shkollat, në të tretën hotelet

Sipas planit, në fazën e dytë, e cila do të miratohet më 1 qershor do të hapen disa dyqane ndërsa shkollat do të fillojnë me nxënësit e shkollave fillore.

Faza e tretë pritet të fillojë në korrik, ku është planifikuar hapja e hoteleve dhe objekteve të tjera duke respektuar masat.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Promovohet në Londër Romani “Mëkati i Virgjireshës” i autorit Ardi Omeri

Promovohet në Londër Romani “Mëkati i Virgjireshës” i autorit Ardi Omeri

12 December, 2025
Aksident në Kosovë, humbin jetën dy gratë e njohura të biznesit nga Shqipëria

Aksident në Kosovë, humbin jetën dy gratë e njohura të biznesit nga Shqipëria

12 December, 2025
Vuçiç viziton bazën ushtarake pranë kufirit me Kosovën: Ushtria sot është më e fortë se kur do hynim në Kosovë

Vuçiç viziton bazën ushtarake pranë kufirit me Kosovën: Ushtria sot është më e fortë se kur do hynim në Kosovë

12 December, 2025
Rrëzohet avioni sportiv në Maqedoninë e Veriut, lëndohen dy shqiptarë

Rrëzohet avioni sportiv në Maqedoninë e Veriut, lëndohen dy shqiptarë

12 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result