Britani/ Sulmonte njerëzit që s’i jepnin para, lypësi i dhunshëm përfundon në pranga

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

36-vjeçari, Jason Allum ka sulmuar në disa raste kalimtarët që kanë refuzuar t’i japin para dhe tani është burgosur për shkeljen e një urdhri në qendrën e qytetit të Kembrixhit.

Një lypës i njohur si “i zemëruari i Britanisë” pasi sulmoi disa persona që refuzuan të dorëzonin para është burgosur.

Jason Allum, 36, iu dha një urdhër për sjellje kriminale (CBO) më 2 mars, duke e penguar atë të lypte në Qendrën e qytetit të Kembrixhit.

Por brenda pak orësh ai u pa përsëri duke kërkuar para dhe iu dha një dënim me kusht 28-ditor nga Gjykata e Magjistraturës në Peterborough më 13 mars për shkeljen, thuhet në The Mirror.

Midis 13 dhe 31 marsit, ai shkeli CBO-në edhe 20 herë të tjera duke u kërkuar njerëzve para, duke përfshirë vendosjen e duarve mbi njerëzit, afrimin e grave dhe fëmijëve dhe bërtitjen dhe sharjet.

Në fillim të këtij muaji në Gjykatën e Magjistraturës së Kembrixhit, Allum, u dënua me shtatë muaj burg, pasi u deklarua fajtor për 20 shkelje të CBO-së së përkohshme.

Share This Article