Për shkak të pandemisë, shumë njerëz në mbarë botën janë detyruar që të lidhen me të afërmit e tyre përmes platformave online.
Koronavirusi ka bërë që njerëzit, për herë të parë të detyrohen që të organizojnë edhe varrimet online.
Ndërkohë që një numër i madh personash humbin jetën çdo ditë, mbajtja e distancës ka sjellë hidhërim tek njerëzit, të cilët nuk e kanë mundësinë që t’i thonë lamtumirë njerëzve më të dashur, por vetëm t’i shohin ata përmes ekranit të telefonit.
Një ndër këta persona është edhe Trish Skinner dhe burri i saj të cilët ulen në një divan, hapin iPad-in. Skinner po merr pjesë në varrimin e babait të saj. Dhjetëra të afërm do të bashkohen me të në këtë thirrje.

Njëqind milje larg, afër bregdetit jugor anglez, dikush mban një iPhone ndërsa një arkivoli mban trupin e një prej të infektuarve me Covid-19, Herbert John Tate.

Tate është një nga 2.25 milion njerëz në të gjithë botën që kanë vdekur pasi u infektuan me koronavirus. Pasi ka marrë jetën e miliona njerëzve, virusi ka hidhëruar dhe miliona të tjerë të cilët nuk kanë vajtuar si do të donin për të afërmit e tyre.
“Ai nuk është thjesht një numër, është babai im. Nuk është ashtu si do donim të ishte. Nuk ka asnjë ndërveprim, fizikisht. Dhe kjo është gjëja më e madhe që po mungon gjatë kësaj kohe të tmerrshme”,- tha vajza e Tate.




