Kozma Papa është deklaruar fajtor për vrasjen e Bledi Petrajt në Queen Elizabeth’s Drive në Southgate shkurtin e kaluar.
Sipas media britanike 22 vjeçari ka pranuar para gjykatës të enjten (24 tetor) krimin ku dhe është deklarua fajtor për vrasjen e Bledi Petrajt, 37 vjeç.
Papa është lënë në paraburgim për t’u paraqitur sërish para gjykatës më 6 dhjetor.
Ngjarja e rëndë ndodhi shkurtin e këtij viti në Queen Elizabeth’s Drive ku viktima u gjet i plagosur me thikë por ndërroi jetë një ditë më pas.
Papa u arrestua një një makinë që u ndalua në Hertfordshire disa orë pas ngjarjes. Sipas dedektivit britanik Matthew Goode nuk është vërtetuar akoma arsyeja pse Papa qëlloi me thikë 39 vjeçarin.
Goode shtoi se cila do të jetë arsyeja e përplasjes nuk justifikohet humbja e Bledit dhe vitet që do të kalojë në burg Papa.
Ndërsa një 30 vjeçar i cili gjithashtu u arrestua në kuadër të hetimeve është lënë i lirë.