Britani/ Zbulohen dhjetëra këlyshë në port, po kontrabandoheshin me kamionçinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

29 këlyshë qeni janë shpëtuar nga autoritetet irlandeze, teksa po përpiqeshin të trafikoheshin ilegalisht, në prag të Krishtlindjeve.

Sipas autoriteteve, qëllimi i trafikantëve ishte që t’i shisnin ato në tregun e zi, me çmime të papërfillshme.

“Ngarkesa” u konstatua në portin e Belfastit, teksa kontrollorët po shikonin letrat dhe gjetën papërputhshmëri aty, duke bërë një kontroll më të sofistikuar, ku edhe gjetën këlyshët të fshehur në një cep të improvizuar të një kamionçine.

Autoritetet deklarojnë se në prag të Krishtlindjeve rriten ndjeshëm rastet e trafikimit të kafshëve, sidomos të këlyshëve, pasi preferohen si dhurata nga fëmijët e vegjël.

Në lidhje me këtë ngjarje kanë reaguar edhe grupet në mbrojtje të kafshëve, të cilët kanë dënuar aktin dhe kanë bërë thirrje që të ndalohet shitja e kafshëve në të tillë mënyrë.

Share This Article