Mbretëria e Bashkuar ka paguar më shumë se 12.5 miliardë paund për termocentralet me gaz, duke financuar këto kontrata përmes një takse në faturat e energjisë. Ky vendim do të rrisë kostot për familjet britanike deri në vitin 2040.
Mbretëria e Bashkuar ka shpenzuar më shumë se 12.5 miliardë paund nga faturat e energjisë për termocentralet me lëndë djegëse fosile në dekadën e fundit, përmes një skeme qeveritare për të mbajtur dritat ndezur gjatë dimrit.
Hulumtimi zbuloi se, që nga viti 2015, qeveria ka ofruar kontrata me vlerë 20 miliardë paund përmes një “tregu të kapaciteteve” për krijimin e një rezervë të gjeneratorëve në gatishmëri, nga të cilët rreth 60% ishin termocentrale me lëndë djegëse fosile, ndërsa një e katërta ishin njësi ruajtjeje të energjisë dhe projekte kabllore.
Kjo përfshin 90 termocentrale me gaz, ku secili lidhi një kontratë deri në 15 vjet, mbështetur nga një taksë mbi faturat e energjisë së konsumatorëve. Kjo mund të nënkuptojë se familjet do të paguajnë ende për impiantet e gazit në vitin 2040, një dekadë pasi qeveria ka premtuar të eliminojë 95% të lëndëve djegëse fosile nga sistemi elektrik i Mbretërisë së Bashkuar.
Një ankand vjetor i tregut të kapaciteteve, cakton një çmim subvencioni për të paguar pronarët e gjeneruesve të energjisë, duke përfshirë projektet e gazit, hidrocentraleve, të erës dhe diellit, për të mbuluar koston e plotësimit të kërkesës për energji elektrike.
Mbretëria e Bashkuar ofroi pagesat më të larta për energjinë e gazit në Evropë, sipas raportit, i cili zbuloi se në total pothuajse 53 miliardë euro janë dhënë për impiantet e karburanteve fosile përmes tregjeve të kapaciteteve të Evropës që nga viti 2015.
Pagesat përfshijnë kontrata për pothuajse 200 termocentrale me gaz, prej të cilëve janë shumë të reja. Disa nga këto termocentrale do të vazhdojnë të mbledhin pagesa deri në vitin 2040, sipas hulumtimit. Kostoja e mbajtjes së një furnizimi rezervë me energji gazi për të funksionuar gjatë motit të ftohtë të dimrit, kur furnizimi nga energjia e erës dhe diellore janë të pamjaftueshme, pritet të rritet në Britani gjatë viteve të ardhshme, ndërsa vendi mbështetet gjithnjë e më shumë në energjinë e rinovueshme.