Britania, 134 të vdekur nga Covid-19 vetëm në spitale

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjatë 24 orëve të kaluara, 134 persona kanë vdekur nga koronavirusi në spitalet e Britanisë së Madhe.

Në mesin e viktimave, 122 u shënuan në Angli, gjashtë në Irlandën Veriore, katër në Uells dhe dy në Skoci, shkruan “Metro UK”, transmeton Gazeta Express.

Qeveria britanike pritet që më vonë gjatë ditës ta publikojë shifrën zyrtare të të vdekurve, ku do të përfshihen edhe rastet fatale në shtëpitë e të moshuarve dhe në vende të tjera.

Njoftimi për rastet e reja erdhi pasi humbja e aftësisë për t’i dalluar shijet dhe aromat u fut zyrtarisht në listën e simptomave të koronavirusit.

Zëvendësshefi i sektorit të shëndetësisë, Jonathan Van-Tam, tha se ky vendim paraqet përpjekje për parandalimin e përhapjes së sëmundjes.

Ai e kritikoi deklaratën e qeverisë se personat e infektuar janë këshilluar të kthehen në punë për shkak të dështimit për t’i dalluar si duhet simptomat e të prekurve.

Britania është në mesin e vendeve më të prekura nga Covid-19. Ajo e zë vendin e dytë në botë për numrin e të vdekurve dhe vendin e tretë për shifrën e të infektuarve.

Share This Article