Britania/ 84 vjeçari i infektuar para se Kina të paralajmëronte OBSH-në për epideminë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 84-vjeçar, i cili vdiq nga koronavirusi në janar, u infektua me virusin në dhjetor, të paktën dy javë para se Kina të paralajmëronte OBSH për shpërthimin e epidemisë.

Kjo u zbulua nga ekzaminimet e autopsisë dhe testi i taponit i kryer pas vdekjes së Peter Attwood, një pacient i moshuar britanik, vdekja e të cilit është regjistruar si “infeksion Covid-19 dhe bronkopneumoni”.

Historia, e raportuar nga disa media në Mbretërinë e Bashkuar, tregon për ekzistencën e Covid-19 shumë përpara se Kina të paralajmëronte Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Sipas asaj që është rindërtuar, 84-vjeçari vdiq në 30 janar.

Vdekja e burrit përshkrua si “atak i zemrës dhe pneumoni”, por testet e mëtejshme të kryera pas vdekjes së tij zbuluan se Coronavirus ishte i pranishëm prej kohësh në indin e tij të mushkërive. Sipas asaj që familja e tij ka rindërtuar, Attwood, i cili nuk kishte udhëtuar kohët e fundit jashtë vendit, dyshohet se përjetoi simptomat e para më 15 dhjetor, dy javë para se Kina t’i komunikonte zyrtarisht OBSH fillimin e epidemisë së Coronavirusit.

Sipas vajzës së viktimës, kjo tregon se virusi kishte qenë i pranishëm në Mbretërinë e Bashkuar para shpalljes së emergjencës shëndetësore.

Share This Article