Britania anulon licencën e kanalit zyrtar kinez CGTN

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në hetimin e kryer nga Ofcom, është konkluduar se kompania Star China Media Limited (SCML), e cila mban licencën e CGTN-së, nuk ka përgjegjësi editoriale në transmetimet e CGTN-së

Londër

Autoriteti britanik i mbikëqyrjes së mediave, Ofcom, njoftoi se licenca e transmetimit e Rrjetit Global Televiziv Kinez (CGTN) që transmeton në gjuhën angleze në vend është anuluar.

Në hetimin e kryer nga Ofcom, është konkluduar se kompania Star China Media Limited (SCML), e cila mban licencën e CGTN-së, nuk ka përgjegjësi editoriale në transmetimet e CGTN-së.

Në deklaratën e bërë nga Ofcom, thuhet se SCML nuk plotëson kërkesat ligjore të “të pasurit kontroll mbi shërbimet e licencuara” në vend dhe për këtë arsye nuk zotëron licencë për transmetim të ligjshëm.

Deklarata thekson se kanalit CGTN i është dhënë kohë e mjaftueshme për të përmbushur kërkesat ligjore.

“Ne vendosëm të anulojmë licencën e transmetimit të CGTN-së në Mbretërinë e Bashkuar si rezultat i vlerësimit tonë, duke marrë parasysh edhe të drejtat e lirisë së shprehjes së transmetuesit dhe audiencës”, thuhet më tej.

Ofcom po ashtu tha se po vazhdon edhe procesi i vendosjes së sanksioneve ndaj CGTN-së për shkak të shkeljes së rregullave të paanësisë dhe konfidencialitetit në transmetimet në lidhje me protestat e mbajtura në Hong Kong vitin e kaluar.

Ofcom nisi tre hetime ndaj CGTN-së në korrik të vitit të kaluar me arsyetimin se ka shkelur rregullat e paanësisë dhe ka publikuar rrëfime të bëra nën presion në lajmet e saj.

Publikimi nga CGTN i rrëfimeve të gazetarit britanik Peter Humphrey të bëra nën presion ishte konsideruar nga gjykata si shkelje e rregullave editoriale të Britanisë dhe ishte njoftuar se kanali do të përballej me sanksione të rrepta.

Share This Article