Sanksionet e vendosura nga qeveria Britanike në dëm të Roman Abramovich kanë një imapkt të drejt për drejtë dhe shumë të madh tek klubi i Chelsea. Blutë tashmë nuk mund të lëvizin në tregun e transferimeve, nuk mund të blejnë lojtarë, nuk mund të shesin, e as nuk mund të rinovojnë me lojtarët që i përfundon kontrata.
Kjo situatë është me të vërtetë shqetësuese pasi nga Londra në fund të këtij sezoni pritet të largohen jo pak por 5 lojtarë: Azpilicueta, Rudiger, Christensen, Saul Niguez dhe Musonda, të gjithë në përundim të kontratës. Praktikisht trajneri Tuchel duhet të bëjë llogaritë pa tre mbrojtës sezonin e ardhshëm.
Lajme të këqija edhe për Romelu Lukalu i cili shpresonte shumë që në fund të sezonit të largohej nga Chelsea por kjo nuk mund të ndodh pas këtij vendimi të qeverisë Britanike.
Në këto kushte është thuajse e sigurt se në fund të sezonit pritet të rikthehet Armando Broja, të cilin i përfundon huazimi tek Southampton. Chelsea nuk mund ta sheh dot Brojën, për më tepër që Tuchel ka nevojë për lojtarë, ka nevojë për sulmues duke parë rendimentin shumë të dobët të treshes sulmuese, Lukaku, Werner dhe Havertz. Broja është një produkt i klubit me të cilin kanë një kontratë deri në 2026.