Britania bllokon licencat e peshkimit për francezët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Peshkatarët francezë kërcënuan të bllokojnë kampionët që transportojnë peshkun e Britanisë pas mosmarrëveshje për të drejtat e peshkimit në ujërat britanike.

Mbi njëqind peshkatarë protestuan të enjten në mbrëmje në Pas-de-Calais, porti më i madh francez i peshkimit.

Ata protestuan në lidhje me vonesat e marrjes së licencave për të peshkuar në ujërat britanike, disa muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes tregtare post-Brexit, midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Europian.

“Protesta e sotme është vetëm një paralajmërim i asaj që mund të ndodhë në nivel europian”, tha OlivierLepretre, presidenti i Komitetit Rajonal të Peshkimit.

Franca i bëri thirrje Komisionit Europian të veprojnë me vendosmëri e shpejtësi për të garantuar zbatimin e marrëveshjes, sipas së cilës Britania duhet të lëshojë licenca peshkimi brenda zonës 6-12 mijë. Deri tani mësohet se licenca kanë marrë 22 nga 120 mjete peshkimi.

Nëpërmjet një deklarate të përbashkët, ministri francez i Detit dhe ajo e çështjeve europiane nënvizuan nevojën e një veprimi të shpejtë nga Brukseli.

“Ne do të veprojmë në frymën e solidaritetit europian dhe në bashkëpunim me Britaninë e Madhe, ndërsa gjendja e tanishme kërkon përpjekje kolektive”, thuhet në deklaratën për median.

Share This Article