“Britania dëboi 3 spiunë kinezë që vepronin me identitet gazetarësh”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Agjentët kinezë janë dëbuar pasi identiteti i tyre i vërtetë është zbuluar nga shërbimi i brendshëm i inteligjencës MI5, shkroi media britanike

Mbretëria e Bashkuar vitin e kaluar ka dëbuar tre spiunë kinezë që kanë përdorur identitetin e gazetarit, duke zbuluar identitetin e tyre të vërtetë, shkroi media britanike.

Sipas një lajmi të gazetës Telegraph bazuar në burime qeveritare, tre persona, emrat e të cilëve nuk u zbuluan, kanë ardhur në Britani në 12 muajt e fundit duke marrë vizë në cilësinë e gazetarëve.

Siç thuhet, autoritetet kanë mësuar që personat në fjalë që kanë thënë se do të punonin për tri media të ndryshme kineze kanë qenë anëtarë të Ministrisë kineze të Sigurisë Shtetërore (MSS), përgjegjës për inteligjencën e jashtme.

Agjentët kinezë janë dëbuar pasi identiteti i tyre i vërtetë është zbuluar nga shërbimi i brendshëm i inteligjencës MI5.

Ndryshe, firma britanike e mbikëqyrjes së mediave, Ofcom, dje anuloi licencën e transmetimit të Rrjetit Global Televiziv Kinez (CGTN) që transmetonte në gjuhën angleze në vend, me arsyetimin se kanali nuk kishte shfaqur përgjegjësi editoriale.

Share This Article