Britania dhe Italia ratifikojnë protokollin e NATO-s

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Italia dhe Britania e Madhe sot e kanë ratifikuar protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Italia, e cila është vendi i 23-të që ratifikoi Protokollin, kohë më parë e kaloi atë në odën e ulët të Kuvendit, por procesi u zvarrit për shkak të krizës.

Si vend i 24 që Ratifikon protokollin për anëtarësim të vendit tonë në NATO, është Britania e Madhe. Sipas ligjeve të këtij shteti, protokollin e nënshkroi ministri i punëve të jashtme Dominik Rab. Në profilin e tij në Twiter, ai njoftoi se ka nënshkruar protokollin dhe me padurim pret që Maqedonia e Veriut të jetë zyrtarisht anëtare e NATO-s dhe të mund të ndihmojë në promovimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Pritet edhe ratifikimi nga Spanja, Franca, Holanda, Islanda dhe SHBA-ja.

Share This Article