Britania dhe Norvegjia nënshkruajnë marrëveshjen e përkohshme të tregtisë së lirë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Norvegjia dhe Britania e Madhe arritën një marrëveshje të përkohshme të tregtisë së lirë, me qëllim adresimin e efekteve të Brexit-it në marrëdhëniet e tyre tregtare nga 1 janari 2021, njoftoi sot Ministria norvegjeze e Tregtisë.

“Norvegjia dhe BM ranë dakord të nënshkruajnë një marrëveshje të përkohshme për tregtinë e mallrave nga 1 janari, derisa një marrëveshje e tregtisë së lirë të hyjë në fuqi disa muaj më vonë”, tha ajo në një njoftim për shtyp.

“Është e rëndësishme që komuniteti i biznesit të jetë i vetëdijshëm se kjo është një marrëveshje e kufizuar, si përsa i përket fushës, ashtu dhe kohëzgjatjes”, sqaroi Oslo.

Megjithëse nuk është një anëtare e BE-së, Norvegjia është pjesë e Zonës Ekonomike Europiane (EEA), gjë që  i ka ofruar asaj shkëmbime shumë të rrjedhshme me BM-në, një nga partneret e saj kryesore tregtarë.

Share This Article